Ursula von der Leyen ka dënuar ashpër “përdorimin e paligjshëm të forcës” në Ukrainë gjatë një vizite në Filipine.
Presidentja e Komisionit Evropian kritikoi “liderët autoritarë” për shkeljen e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, shkruan Sky News.
Zonja Von der Leyen shprehu shqetësimin për ndryshimin dhe paqëndrueshmërinë e peizazhit politik global, duke theksuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës si një kërcënim për rendin ndërkombëtar.
“Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës trondit themelet e rendit ndërkombëtar,” tha ajo.
“Është në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, si integriteti territorial dhe sovraniteti, dhe kjo është arsyeja pse Europa mbështet luftën e guximshme të Ukrainës kundër agresorit”, shtoi presidentja./abcnews.al