0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sadiku: Protesta e gazetarëve për Klan Kosovën – mesazh i fuqishëm për pushtetin

Naim Sadiku, anëtar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka folur për protestën që sot është mbajtur në Prishtinë si revoltë ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit për Klan Kosovën nga ana e Ministrisë së Tregtisë.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se pati një numër të kënaqshëm të pjesëmarrësve dhe të gjithë i falënderoi për pjesëmarrjen.

Ai ka theksuar se kjo protestë i tejkalon të gjitha reagimet që i kanë pasë deri më tani lidhur me rastin e Klan Kosovës.

“Numri i pjesëmarrësve asnjëherë nuk është aq i rëndësishëm në krahasim me mesazhin që përçohet. Ka qenë një mesazh i fuqishëm për pushtetin dhe për secilin zyrtarë të shtetit, të partisë në pushtet, kushdo qoftë sot dhe kushdo qoftë nesër”.

“Pra, nuk guxon në asnjë formë dhe nuk do të duhej të prekej vlera e më e jashtëzakonshme liria e medias, liria e shprehjes dhe liria e fjalës së lirë”, ka thënë Sadiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img