1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Syla i Klan Kosovës: Është njëfarë situate si në luftë, po tutemi, por mbështetja po na jep shpresë

Drejtori i informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla e pranoi se ka frikë se Qeveria njëmend do ta mbyllë këtë televizion, por shpjegoi se si mbështetja e gazetarëve po ju jep shpresë atyre.

Syla tha në Frontal në T7 se “është njëfarë situate si dikur kah lufta”.

“Nganjëherë po më kapin do të dridhura – që thonë – kur njerëzit po na ofrojnë mbështetje. Është njëfarë situate si dikur kah lufta qatëherë kur u tutshe kahpak diçka, e ke pasë qatfarë ndjesie, por e nijshe Bill Clintonin atje tu folë, Jacques Chiracun e kë tjetër që ‘na kemi me intervenu, na kemi me shpëtu, ne s’kemi me lanë…’, pak a shumë njëfarë qesi ndjesie është”, tha Syla.

“E ke njëfarë tute, por kur ke mbështetje këndej thu kadale bre se mirë, ka me u ba mirë. E unë besoj fuqishëm që ka me u ba mirë”, shtoi ai.

Gazetarë e aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë u mblodhën sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të protestuar kundër synimit të Qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img