Në orët e pasdites, dy persona kanë ngritur flamurin kombëtar shqiptar në qendër të Kumanovës, ndërsa kanë ulur ate maqedonas, që ishte në shtizën gjigante në qendër të Kumanovës, informon INA.
Por autorët e këtij rasti menjëherë janë arrestuar nga policia në vendin e ngjarjes. Për momentin po ndodh një tollovi në qendër të qytetit, ku policia po tenton të fus në furgon personat që kryen aktin. MPB pritet të jap hollësi për këtë rast.