Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se në Kosovë tashmë janë mbi 400 mijë të punësuar aktivë.
Çitaku ka thënë se Qeveria ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani.
“Është tashmë e ditur se populistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra. E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai. Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani. Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave”, ka thënë Çitaku.