Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar, kryeministrit të Kosovës pasi kishte deklaruar se Kosova ka shënuar për mbi 400 mijë vende të punës të regjistruar si rezultat i politikave të tij.
Për kjo deklaratë Kurtit sipas Bajramit është e propagandë dhe manipulim me shifra.
“Manipulatorë të shifrave, a të flasim me trendë, sepse e vërteta është ndryshe nga propaganda: Me politikat e juaja të punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët”, ka thënë Bajrami.
“Trendi është rënës” , ka thënë ajo, duke kërkuar që Qeveria Kurti 2 t’i “publikoi shifrat, sa qytetarë kanë ikur nga Kosova prej që ju keni marrë të gjitha nivelet e pushtetit”.
“Sipas ATK-së trendët e punësimit janë këto: dhjetor 2019: 331 811 të punësuar, dhjetor 2020: 356 909 të punësuar, d.m.th. 25 098 më shumë se në vitin paraprak. Dhjetor 2021: 378 385 të punësuar, d.m.th. 21 476 më shumë se vitin paraprak, ndërsa në korrik 2023 qenkan 404 965 të punësuar, d.m.th. 26 580 më shumë se një vit e gjysëm me parë.
“Me çka po lavdëroheni?”
“Derisa nga 21-26 mijë vende të reja të punës më herët janë krijuar për një vit, tani për një vit e gjysëm paskemi 26 580 vende të reja të punës më shumë”, ka shkruar Bajrami.