5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Anëtarja e KPM-së në një vijë me Kurtin për rastin e Klan Kosovës: S’mbrohet profesioni duke mbrojtë shkeljet

Anëtarja e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Luljeta Aliu, e cila njihet për qëndrime të përafërta me partinë në pushtet, ka kritikuar gazetarët që po e kundërshtojnë mbylljen e Klan Kosovës.

Aliu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka “këshilluar” gazetarët që t’i denoncojnë, siç tha ajo, keqbërësit.

“Nuk e kuptoj pse duhet njerëzit tanë me u solidarizu mes vete vetëm për shkak të profesionit të njëjtë. Mësuesit, gjyqtarët, prokurorët, policët e kështu me radhë, zakonisht e mbrojnë njëri-tjetrin pa marrë parasysh shkeljet që mund t’i bëjnë”, ka shkruar ajo.

“Nuk mbrohet profesioni duke mbrojtë shkeljet e dikujt, kushdoqoftë ai/ajo. Kjo nuk është shenjë kolegialiteti, por bashkëpunim në keqbërje. Profesioni mbrohet duke i denoncuar keqbërësit, duke mbrojtur ligjet dhe rregulloret e profesionit”, vijon postimi i saj.

“Para se ta mbroni dikë, para se të merrni vendime, mendohuni se cili është fitimi e cili dëmi që pason nga ato vendime/sjellje tuaja. E njëjta vlen edhe për mediet”.

Aliu edhe kësaj radhe qëndron në një linjë me Lëvizjen Vetëvendosje, ku lideri i saj mbrëmë tha se janë edhe 468 media të tjera të regjistruara si biznese.

Ai tha se shteti, duke i zbatuar rregullat e tilla “kundër një shkelësi të vetëm, nuk kërcënon pluralizmin mediatik”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img