Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ditë më parë është pritur në familjen Xhemajli në Pejë.
Arsyeja kryesore e shkuarjes së tij në shtëpinë e Elton Xhemajlit, ka qenë i biri i këtij të fundit, Elsi nëntëmuajsh, njofton Klan Kosova.
Aty kryetari i PDK-së është bërë kumbar i djaloshit të vogël.
Elton Xhemjali që është kryetar i Forumit Rinor të PDK-së në Pejë, ka thënë për klankosova.tv se Veselin e ka ftuar në bazë të respektit që ai ka për të.
Madje ka thënë se i biri i tij dëshiron që t’i ngjajë Kadri Veselit.
“Kam dëshirë që djali im të bëhet si Kadri Veseli, të bëhet një ndër ata që do t’i shërbejë atdheut e të jetë i fjalës si ai”.
“E kam ftuar atë për këtë zakon, në bazë të respektit që kam për të, pasi që është shumë njerëzor”. “Më është dukur njeriu më i përshtatshëm për ta bërë këtë”, ka thënë Xhemajli.
Ai ka thënë se për rolin e kumbarës duhet të zgjedhjet dikush për të cilin ke respekt të jashtëzakonshëm.
Kurse më tej ka dhënë edhe një arsye, pse ka zgjedhur Veselin, duke shtuar se ka parë që është i afërt me të gjitha shtresat e shoqërisë.