1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Korriku, muaji më i nxehtë që nga 1854-a”- IHMK njofton për kthimin e temperaturave “përvëluese” në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë javës së ardhshme, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celcius.

Sipas njoftimit të IHMK-së, korriku i këtij viti po mbyllet si muaji më i nxehtë nga vitet e tjera, që nga 1854-a.

Sipas IHMK-së, e hëna do të jetë me diell dhe me vranësira që përcjellën me reshje shiu. Maksimalet do të arrijnë 24-28 gradë, ndërkaq ato minimale 12-15 gradë Celcius.

E martja do të jetë me diell, ku maksimalet do të arrijnë përreth 27-31 gradë.

Edhe e mërkura sipas IHMK-së do të jetë me diell e me vranësira të pakta, që do të sillen kryesisht në relievin malor. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32 gradë.

“E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius Të premten – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s”, thuhet në njoftim të IHMK-së.

“Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde”, vijon komunikata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img