1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiqi ia la emrin foshnjes së saj, gëzohet nëna serbe nga Kosova: Është një emër i bukur

Tamara Jankoviqi, nëna e Llazarit që u lind ditë më parë në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Pasjan, emrin e të cilit e propozoi vetë presidenti i Serbisë, e ka falenderuar këtë të fundit.

Llazar Jankoviqi është foshnja e 1000-të në maternitetin e lartpërmendur që nga hapja e tij tetë vjet më parë.

“Ndihem shumë mirë. Jam e gëzuar që presidenti i vendit na dha nderin të kemi kumbari e t’i vendoste emrin Llazar djalit tonë. Aq më tepër që është një emër i bukur, tamam serb. Vetë Car Llazari vjen nga kjo zonë, jo shumë larg prej këtu,” – tha Tamara.

Ajo ka thënë se nuk po i pëlqen vëmendja e mediave aktualisht.

Vuçiq ka thënë se pret që ta takojë familjen në fjalë.

Idenë që Vuçiqi t’i lë emrin kësaj foshnje thotë ta ketë pasur vetë stafi shëndetësor, sipas drejtuesit të saj.

Pasjani është fshat në komunën e Gjilanit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img