3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Naan, bukë e shijshme indiane, të cilën të gjithë dëshirojnë ta provojnë?!

Nuk është e vështirë ta gatuani: ju nevojiten miell, ujë dhe tharmë

Në origjinal “naan” ngjishet me shtesë jogurti. Mirëpo, duke pasur parasysh që nuk kemi furrë “tandoor”, mund të përdorim tiganin.

Në këtë mënyrë gatuhet aq thjesht sa që jemi të sigurt që vazhdimisht do ta gatuani, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 500 g miell të bardhë,
– 1 qese tharmë instant,
– 2 lugë të vogla mjaltë,
– 6 lugë të vogla jogurt,
– 2 lugë të vogla gjalpë të shkrirë,
– 1 lugë të vogël kripë,
– 250 ml ujë të vakët,
– susam për hedhje sipër,
– gjalpë të shkrirë për lyerje.

Udhëzime:

Në tepsi përzieni miellin dhe tharmin instant dhe në mes bëni një gropë në të cilën shtoni me radhë: mjaltin, jogurtin, gjalpin dhe kripën.

Me pirun lehtë të gjithë përbërësit përzieni duke shtuar ujë të vakët. Kur më nuk mund ta përzieni me pirun, filloni ta ngjishni me duar.

Qiteni në tavolinë pune dhe mirë e mirë ngjisheni. Ngjisheni së paku 10 minuta në mënyrë që gluteni të zhvillohet mirë.

Brumin e përzier lyeni me pak gjalpë apo vaj, mbulojeni me leckë të pastër dhe lëreni në vend të ngrohtë që të bymehet.

Kur brumi të bymehet sërish kthejeni në tavolinë pune. Mëshoni me shuplakë në mënyrë që të dalë ajri nga brumi dhe ngjisheni pak edhe një herë.

Ndajeni brumin në tetë (apo dymbëdhjetë) pjesë dhe secilën pjesë me garuzhdë hollojeni në formë ovale trashësi rreth një centimetri.

Tiganin e madh nxeheni që të jetë shumë, shumë i nxehtë, pastaj zvogëloni pak zjarrin. Në tiganin e nxehur piqni bukët e përgatitura.

Secilën piqeni nga 3-4 minuta nga njëra anë. Ktheni në anën tjetër dhe piqni disa minuta. Mos i piqni më shumë se dy “nana” përnjëherë.

Kur bukët (kuleçët) të jenë të pjekura, menjëherë lyeni me gjalpin e shkrirë dhe qitni sipër susam.

Deri sa të bëhen gati për shërbim, mbani pak në furrë të ngrohur, në mënyrë që të mos ftohen.

Ju bëftë mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img