-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ambasadori Delawie: Do të ishte gabim i madh minimi i lirisë së shtypit, uroj të rishqyrtohet lëvizja ndaj Klanit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delaëie, vazhdon t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet e brendshme në Kosovë. Delaëie ka reaguar për rastin e certifikatës së televizionit Klan Kosova, të cilët shteti e ka pezulluar, duke rrezikuar kështu mbylljen e televizionit, shkruan Gazeta Express.

DelaWie ka thënë se minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Ai tutje ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës do ta rishqyrtojë lëvizjen rreth Klan Kosovës.

“Minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Shpresoj se qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën”, ka shkruar Delawie, raporton Express. 

Të premten kanë reaguar edhe ambasadat e QUINT-it dhe gjithë organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetarëve./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img