-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësja e LDK-së: Qeverisja e Kurtit boshe, s’po ua ndryshon jetën qytetarëve

Zëdhënësja e LDK, Sibel Halimi, ka thënë se qeverisja e kryeministrit Albin Kurti është bosh dhe nuk po e ndryshon jetën e kosovarëve. Halimi thotë se ajo çfarë po bën ky pushtet, është ofrimi i armiqëve të fabrikuar për turmat.

Zëdhënsja e LDK ka thënë se kjo Qeverisje është e ngulftatur në afera korruptive dhe e izoluar ndërkombëtarisht.

Reagimi i plotë:

Autokratët ushqejnë turmat me udhëheqje sipërfaqësore dhe nacionalizëm arkaik të modelit ‘kush nuk është me ne është tradhtar’, sepse vetëm në saje të ndarjes në ‘ne’ dhe ‘ata’, popullistët mbetën në pushtet.

Pushteti i Albin Kurtit është bosh dhe nuk e ndryshon jetën e qytetarëve, por turmave u ofron armiq të fabrikuar. Në realitet pushteti aktual është duke u ngulfatur në afera korruptive dhe nga izolimi ndërkombëtar.

Qytetarët duhet ta kuptojnë mashtrimin që po ju bëhet duke mundësuar të riparohen gabimet dhe të shpëtohet shteti.

Ndërlidhja e çdo situate që nuk i konvenon këtij pushteti me Serbinë është shfrytëzim i traumës së luftës për t’i frikësuar qytetarët, është tendencë e nënshtrimit të tyre.

Reagimi i çdo njeriu me të përmendur të përjetuarën e rëndë, është instiktiv. Për këtë të vërtetë ky pushtet është i vetëdijshëm, por qytetarët duhet të vetëdijesohen që t’i thonë jo manipulimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img