11.2 C
Pristina
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

spot_img

Katër persona të zhdukur pasi një helikopter ushtarak australian u rrëzua në oqean

Katër ushtarakë të Australisë janë zhdukur në brigjet verilindore të vendit pasi një helikopter i ushtrisë u rrëzua në oqean, njoftoi Canberra të shtunën.

“Mbrojtja (Ministria) mund të konfirmojë se një helikopter i Ushtrisë Australiane MRH-90 Taipan ka goditur ujërat pranë ishullit Lindeman, në brigjet e Queensland”, informoi Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Helikopteri po merrte pjesë në aktivitete stërvitore gjatë natës si pjesë e “Exercise Talisman Sabre 2023” me SHBA-në kur u raportua i zhdukur natën e së premtes vonë, tha ai.

“Katër pjestarë kuipazhi ishin në bordin e avionit në momentin e incidentit dhe aktualisht janë të zhdukur”, thanë nga ministria, duke shtuar se kërkimet për anëtarët e ekuipazhit të zhdukur po vazhdojnë.

“Exercise Talisman Sabre 2023” janë stërvitjet më të mëdha ushtarake të Australisë me SHBA, që përfshin rreth 30,000 personel ushtarak nga 13 vende. Stërvitjet filluan më 22 korrik dhe do të vazhdojë deri më 4 gusht.

Kryeministri Anthony Albanese dhe ministri i Mbrojtjes, Richard Marles thanë në një deklaratë të përbashkët se familjet e katër personave të zhdukur të ekuipazhit ajror janë njoftuar për incidentin.

“Ndajmë dhimbjen me të dashurit e të zhdukurve”, u bë e ditur në deklaratë, shkruan AA.

“Të gjithë australianët i mbajmë në zemrat tona dhe ne mbajmë shpresë ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po kryejnë punën e tyre tani. Ne kemi besimin maksimal në profesionalizmin dhe aftësitë e tyre”, tha kryeministri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img