Chelsea raportohet se është afër që të nënshkruajë me Lesley Ugochukwu.
“L’Equipe” ka raportuar se klubi londinez është në bisedime me Rennes për transferimin e mesfushorit.
Chelsea thuhet se ka qenë në bisedime për rreth dhjetë ditë për Ugochukw, kontrata e të cilit me klubin e Ligue 1 është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.
“Blutë” po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre pas një morie largimesh të mesfushorëve.
Ndërsa, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Ugochukwu nuk pritet të luajë sot në miqësoren ndaj West Ham United.
Romano theksoi se 19-vjeçari është në prag të bashkimit me Chelsean, teksa marrëveshja do të përfundojë në orët e ardhshme.