14.7 C
Pristina
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina e pranon se kreu një sulm me dron në Moskë

Forcat ukrainase kanë kryer një sulm me dron në Moskë të hënën, ka bërë të ditur një zyrtar i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës.

Sulmi me dron goditi dy ndërtesa jo-rezidenciale në Moskë, duke përfshirë një ndërtesë pranë ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Kryebashkiaku i Moskësm Sergei Sobyanin tha se sulmet ukrainase nuk shkaktuan viktima apo dëme serioze, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Në mëngjesin e 24 korrikut, një përpjekje e regjimit të Kievit për të nisur një sulm terrorist duke përdorur dy mjete ajrore pa pilot kundër objekteve në territorin e qytetit të Moskës u pengua”, tha ministria në Telegram.

Në zonën ku u krye sulmi është Inteligjenca Ushtarake e Jashtme ruse, e njohur si GRU, njësia 26165, e cila kryen aktivitete kibernetike, sipas burimeve të shumta perëndimore, thotë CNN.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img