8.8 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Mblidhet Kuvendi i Komunës së Prishtinës

Sot do te mbahet mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës në të cilen do të diskutohen shqyrtohen dhe miratohen një varg cështjes me rëndesi për kryqytetin.

Si pikë e rëndit të parë të mbledhjes është miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së shtatë, tetë dhe nëntë  të Kuvendit të Komunës së Prishtinës/

Më pas do të diskutohet pozimvendimi për miratimin e planit për vendosjen e qoshqeve në komunën e Prishtinës, propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim  afatshkurtër për qoshqet, me lokacione sipas planit për vendosjen e tyre si dhe propozimvendimi për miratimin e planit të punës së Kuvendit për vitin 2017

Kuvendi me pas do te shqyrtoj vendimin e raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015 si dhe raportin vjetor buxhetor për vitin 2016;

Në ketë seancë po ashtu do te behët caktimi i një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve në NPL “Hortikultura” SHA,  NPK “Trafiku Urban” SHA Prishtinë dhe në KRM ‘’Pastrimi’’.

Pika e fundit e rëndit te dites për ketë mbledhje është vendimi për këmbimin  e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personave fizikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img