14.7 C
Pristina
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

spot_img

Të shtëna armësh në një diskotekë në Gjilan, i dyshuari kishte hedhur edhe një granatë dore

IndeksOnline me burimet brenda policisë dje raportoj për të shtëna me armë zjarri në dy klube të natës, njëri nga ta në Gjilan.

Policia në raportin 24-orësh ka konfirmuar rastin duke dhënë detaje.

Aty thuhet se në oborrin e një diskoteke në Gjilan, një person i moshës 20 vjeçare ishte afruar tek hyrja e diskotekës dhe kishte shtënë me armë zjarri ne drejtim të ankuesve, ku gjithashtu i dyshuari kishte hedhur edhe një granatë dore e cila nuk kishte shpërthyer.

Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kishin gjetur dhe sekuestruar tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

‘’Rr. Kamenicës, Gjilan 28.07.2023 – 00:30. Njësitë policore kanë pranuar informacionin se në oborrin e një diskoteke ka të shtëna me armë zjarri. Sipas dy ankuesve-punëtor sigurimi në diskotekë, një person i moshës rreth 20 vjeçare ishte afruar afër hyrjes se diskotekës dhe kishte shtënë me armë zjarri ne drejtim të ankuesve, gjithashtu i dyshuari kishte hedhur edhe një granatë dore e cila nuk ka shpërthyer. Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i cili ishte i parkuar ndërsa të lënduar nuk ka. Njësiti për deminim i policisë ka asgjësuar granatën e dorës pa ndonjë incident. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.’’ Thuhet në raportin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img