1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Halimi: Rruga pa Albin Kurtin duhet të mbushet me udhëtarë që s’e duan poshtërimin

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit.

Halimi tha se synimi i për mbylljen e Klan Kosovës, është kërcënim për të gjithë. “Ndaj, reagimi mbarëshoqëror është domosdoshmëri emergjente”, tha Halimi.

Ajo theksoi se vendi është duke ecur mbrapa, dhe se këtë nuk duhet lejuar. “Gjendja e krijuar nuk ka të bëjë më me beteja politike, por me mbrojtjen e vlerave më fundamentale të demokracisë, si liria, mendimi dhe shprehja e lirë”, theksoi ajo.

“Rruga pa Albin Kurtin duhet të mbushet me udhëtarë të zëshëm që nuk e duan poshtërimin e Kosovës nga injoranca e Qeverisë së VV-së dhe veprimet e saj populliste, autoritariste dhe kundërligjore”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img