7.6 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Faton Peci i reagon Shpendit Ahmetit për stadiumin edhe operën

Këshilltari i ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, ka goditur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, rreth stadiumit të qytetit dhe shtëpisë së operës në kryeqytet.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Faton Peci, ka akuzuar Ahmetin se është munduar të manipulojë opinionin, në paraqitjen e tij të sotme në RTK, ku ka pranuar për herë të parë që ishte mysafir në një jaht në Budvë, Mal të Zi, me biznesmenin Blerim Devolli.

“Shpendi eshte per keqardhje! Ne pervojen time jetesore, asnjeher nuk me ka ndodhe te jem deshmitar i ngjarjeve, dhe per te njejtat te manipulohet publikisht, pa fije turpi, ashtu siç beri sonte ne emisionin Jeta ne Kosove, Shpend Ahmeti”; ka shkruar Peci në rrjetin social.

“Ishe ti, Shpend, qe shtrove pyetje ne takimin e pare, a eshte problem emri i Teatrit dhe Baletit, Ibrahim Rugova. Shpend, per Muzeun e Historise se Natyres nuk ofrove lokacion, e alternative per 2 vite. Kete per 2 jave e zgjedhi kryetari i Fushe Kosoves. Shpend, qysh more ti si djale i ri e i shkolluar demek, e si ekspert thua se MKRS- ja ka hy ne projektin e Stadiumit te Prishtines, e nuk ka mjete, plus deklaroj se Ministria nuk i ka ne dispozicion 1 milion euro, shikoje Shpend, jane 2 milion ne dispozicion. Nuk mundesh me nenshkru o Shpend kontrate pa disponueshmerine e mjeteve”, thuhet në shkrimin e Pecit në Facebook.

Peci ka publikuar tabelën e ligjit të buxhetit, për të faktuar, siç ka thënë ai, ato që ai i ka cilësuar të pavërteta të mëdha të thëna nga Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img