14.1 C
Pristina
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

spot_img

Hodaj konsull i përgjithshëm i Mbretërisë së Norvegjisë, Ademi: Krenar që patëm një kalibër të tillë në FFK

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka falendëruar Taulant Hodajn për punën e tij në FFK, tani që Hodaj është inauguruar si konsull i përgjithshëm i Mbretërisë së Norvegjisë.

Ademi thotë se ai dhe FFK falendërojnë Hodajn për kontributin e çmuar në futboll të Kosovës.

“Pra, tanimë ish-sekretarin tonë të përgjithshëm e kemi një diplomat të ri, të cilin e zgjodhi jo rastësisht shteti norvegjez. Me këtë rast i falënderoj edhe ata për besimin e dhënë, e them këtë pasi Taulant Hodajn e llogarisim si pjesë të familjes tonë të futbollit” shkroi Ademi në facebook.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot, Taulant Hodaj u inaugurua si konsull i përgjithshëm i Mbretërisë së Norvegjisë.

Personalisht, isha shumë i lumtur dhe krenar që patëm një kalibër të tillë në rolin e sekretarit të përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës. Gjatë kohës që ishte në këtë pozitë, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, duke u shquar si një jurist i shkëlqyer dhe një bashkëpunëtor i denjë për të gjithë.

Taulant Hodajt i takon një falënderim i madh për punën e tij të zellshme dhe kontributin e tij të çmuar në futbollin e Kosovës, për aq kohë sa ishte pjesë e FFK-së.

Unë dhe FFK e respektojmë dhe e vlerësojmë thellësisht për ndihmën e tij në zhvillimin e sportit tonë të dashur dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë.

Njëherësh jam i lumtur që Taulant Hodaj do të jetë sërish pjesë e futbollit në rolet e tjera, pasi me të do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të këshillohemi për çështjet juridike të një institucioni kaq kredibil siç është FFK.

Pra, tanimë ish-sekretarin tonë të përgjithshëm e kemi një diplomat të ri, të cilin e zgjodhi jo rastësisht shteti norvegjez. Me këtë rast i falënderoj edhe ata për besimin e dhënë, e them këtë pasi Taulant Hodajn e llogarisim si pjesë të familjes tonë të futbollit.

Tash e tutje Taulantit i dëshirojmë suksese në rolin e konsullit të përgjithshëm të Mbretërisë së Norvegjisë, e i cili do ta ketë mbështetjen tonë, por sigurisht edhe ne përkrahjen e tij profesionale.

I dëshiroj fat në punën e re dhe karriera e tij të vazhdojë me shumë suksese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img