19 C
Pristina
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

spot_img

Hajdari përballë kritikave për Klan Kosova: Ftoj Policinë dhe prokurorët të hetojnë shkeljet ligjore të kryera nga ky biznes

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë vendosi sot për ndalimin e punës së Klan Kosova, duke e refuzuar ankesën e tyre për pezullimin e certifikatës së biznesit.

E para e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari, iu është përgjigjur kritikave për këtë vendim duke thënë se çdo biznes me veprimtari në Republikën e Kosovës e ka obligim respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

“Fakti që një biznes sh.p.k., mes shumë veprimtarive të tjera, merret edhe me media, nuk e amniston aspak prej llogaridhënies për shkeljet ligjore që i kryen, sado i fuqishëm që të jetë ekonomikisht apo politikisht” ka thënë mes të tjerash ministrja Hajdari.

Ajo bën të ditur se procedimi i rastit të Klan Kosova ka përfunduar.

Hajdari madje ka ftuar Policinë e Kosovës dhe prokurorët kompetentë që të hetojnë deri në fund shkeljet ligjore të kryera nga ky biznes dhe nga ana e disa zyrtarëve të ARBK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img