19 C
Pristina
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbyllja e Klanit, Abdixhiku: Urdhërat e PolitByrosë nuk mposhtin dot demokracinë e Kosovës

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se mbyllja e Klan Kosovës është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë.

Abdixhiku në reagimin e tij shkruan se pushteti i Kurti dëshiron kriza dhe frikë.

Kreu i LDK-së shkruan se urdhërat e PolitByrosë nuk mposhtin dot demokracinë e Kosovës dhe se shoqëria kosovare ka triumfuar edhe në përballlje më të rënda se kjo.

Në fund Abdixhiku ka thënë se urdhërdhënsit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e urdhrave brenda institucioneve do të mbahen përgjegjës para ligjit herët ose vonë.

Reagimi i plotë:

Mbyllja e Klan Kosovës është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë. Është sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë.

Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë.

Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë.

Fjala e lirë do të triumfojë.

Urdhërat e PolitByrosë nuk e mundin dot demokracinë kosovare. Shoqëria kosovare ka triumfuar dhe në përballje më të rënda. Do ta kapërcejë dhe këtë.

Ftoj organet e drejtësisë, gjykatat e Republikës, të bëjnë detyrën e vet. Të mbrojnë vet demokracinë.

Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë. Pushtetet janë të përkohshme, shteti mbetet i përhershëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img