24 C
Pristina
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

spot_img

Tiranë/ Të resë i vidhet çanta sa “hap e mbyll sytë” në derë të shtëpisë! Del videoja

Një vajze në Tiranë i kanë vjedhur çantën e shpinës në rrugën Fadil Rada pranë Pazarit të Ri. Gazeta Express mëson se të resë i është vjedhur çanta bashkë me sendet personale brenda, pranë makinës, se parkuar në afërsi të banesës së saj.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Gazeta Express, hajduti i cili duke se është rreth 60 vjeç, ka kaluar me biçikletën e tij dhe pasi ka parë çantën është kthyer për ta marrë.

Në mes të ditës “pa ferrë në këmbë” ai e ka vjedhur çantën dhe është larguar i qetë. E reja e kishte lënë çantën pranë makinës për disa sekonda teksa po fuste brenda djalin e saj. Kur është kthyer nuk e ka parë më çantën aty.

Ajo ka bërë denoncim në komisariat dhe është në pritje të identifikimit dhe kapjes së hajdutit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img