-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Konflikt familjar në Istog, vëllai e bën për spital motrën e tij – arrestohet pas dy javësh në arrati

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato.

Ndihmën e Policisë së Kosovës e ka kërkuar së fundi edhe një vajzë nga fshati Muzhevinë e Istogut, e cila ka denoncuar vëllain e saj për dhunë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë zbardhur për Sinjalin detaje nga dëshmia e vajzës, e cila ka deklaruar se vëllai i saj pas një konflikti verbal e ka goditur me boks, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë edhe tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar për në drejtim të panjohur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë arritur që pas dy javësh në arrati, të lokalizojnë vendndodhjen e të dyshuarit.

31-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img