-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohen fruta-ngrënësit më të mëdhenj, Shqipëria e shtata në botë, e para në rajon (LISTA)

Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Oksfordit.

Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit. Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili.

Të dhënat e konsumit të frutave, janë të disponueshme për 195 vende, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban shifrën rekord të konsumit në rajon.

Shqipëria renditet e shtata në botë për kosumin e frutave dhe e para në rajon. Përsa i përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë me 190.8 kg fruta për person.

Frutangrënësit më të mëdhenj në botë 

  1. Dominika  387,18 kg
  2. Republika Domenikane 353.04 kg
  3. Guajana 294.05 kg
  4. Papua Guinea e Re 214,97 kg
  5. Sao Tome dhe Principe 200,98 kg
  6. Uganda 200.89 kg
  7. Shqipëri 190.80 kg
  8. Gana 179,59 kg
  9. Malavi 174.02 kg
  10. Samoa 157,71 kg

Vendet që hanë më pak fruta

  1. Gambia 4.61 kg
  2. Zambia 7.01 kg
  3. Çad 7.05 kg
  4. Togo 7.35 kg
  5. Etiopia 12.21 kg
  6. Mauritania 12.37 kg
  7. Mongolia 13.10 kg
  8. Kamboxhia 13.76 kg
  9. Timori Lindor 13.82 kg
  10. Lesoto 14.81 kg

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img