2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

James Rodruguez bëhet me ekip të ri

James Rodriguez është i gatshëm të rinisë gjithçka nga Brazili.

Ylli kolumbian, i cili u largua nga Olympiakosi në muajin prill, e ka gjetur gjuhën e përbashkët me San Paolon.

Kështu, në moshën 32 vjeçare, ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Bayern Munichut do ta nisë një eksperiencë të re në futbollin brazilian.

Lajmin e ka bërë të ditur “ESPN”, sipas së cilit, transferimi i futbollistit kolumbian tashmë është duke u definuar.

James kishte shpërthyer në Botërorin e Brazilit më 2014, ndërsa do ta kërkojë ringritjen në vendin ku kishte luajtur në nivelet më të larta.

Krahas eksperiencave në Bayern e në Real, ai luajti edhe në Everton, në Al Rayyan dhe së fundmi në Olympiacos, ku i pati 23 paraqitje e 5 gola.

Por, të gjithë mendojnë se James Rodriguez ka mundur të jepte më shumë në karrierën e tij, pasi kishte talent të jashtëzakonshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img