Kylie Jenner nuk mban më sekrete… Në episodin e së enjtes në “The Kardashians”, influencuesja më në fund pranoi se kishte bërë zmadhimin e gjoksit, pas vitesh mohimi. Në finalen e sezonit, Jenner zbuloi se e bëri gjoksin pak para se të mbetej shtatzënë me vajzën Stormi Webster, e cila lindi më 1 shkurt 2018.
“Kam bërë gjoksin para se të vinte në jetë Stormi… duke mos menduar se do të bëja një fëmijë kur të isha 20 vjeç”, ka rrëfyer Kylie.
Mirëpo, për këtë tregon se është penduar.
“Do të doja mos ta kisha bërë kurrë”, vazhdoi Jenner.
E për këtë ka një këshillë.
“Unë do të këshilloja këdo që e mendon ta bëjë, të presë derisa të ketë fëmijë”, përfundoi nëna e dy fëmijëve.
Kjo deklaratë e saj nxjerr zbuluar gënjeshtrën që ka vijuar prej shumë vitesh, ku bukuroshja rrëfente se gjoksi i saj ishte rritur për shkak se trupi i saj ka ndryshuar me kalimin e viteve.