15.7 C
Pristina
Friday, September 27, 2024

Buy now

spot_img

Hykmete Bajrami: Qeverisë Kurti skandali po ia mbulon skandalin

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se aq shumë Qeveria Kurti “po prodhon skandale, sa skandali po e prodhon skandalin”.

Por ajo thotë se skandali më i madh siç e quan ajo “afera Zdravo”.

”Aq shumë po prodhojnë skandale, sa skandalet po e mbulojnë skandalin. Skandali më i madh është afera Zdravo. Imagjino kur shefja e grupit parlamentar flet me një terrorist”, ka thënë ajo në DPT te Fidani të T7.

Tutje, Bajrami tha se ka rekord të tenderëve një-burimorë.

Po ashtu, tha se shumë ministra po dalin që e kanë shkelur kushtetutën.

Ajo foli edhe për kohën sa ishte ministre, duke thënë në Qeverinë Mustafa nuk ka pasur skandale të tilla.

“Gjatë Qeverisë Mustafa nuk ka pasur asnjë aferë korruptive”, ka thënë Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img