Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku me një status në rrjetin social Facebook ka reaguar për zhvillimet e fundit në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.
Ajo ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti duke e pyetur atë se ku ndodhet vaji të cilin e ka paguar Kosova, shkruan lajmi.net.
Çitaku tha se ministrja Hajdari është e ‘pafuqishme’ dhe e pa “ditur”
“Rozeta nuk ka faj. Ajo është e pafuqishme po aq sa e pa ditur. Kryeministër, ku mbeti vaji?”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që sot u publikuan edhe audio përgjimet e tjera që kanë të bëjnë me rezervat shtetërore të Kosovës, të cilat dyshohet se janë paguar por nuk kanë arritur në Kosovë.