Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka njotuar që ka fillu projekti më i ri në arsim, ai i mjeshtrit të shkollës.
Ajo njoftoi që ky projekt do të lehtësojë shumë menaxhimin e shkollave sepse një ekip i mjeshtërve do të jetë në dispozicion 24/7 për çfarëdolloj prishje që ndodhë në shkollat dhe çerdhet e Prishtinës.
Mjeshtri i shkollës nënkupton një ekip mobil që do të jetë në dispozicion të shkollave gjatë gjithë kohës për prishje të rrymës, ujit, dyshemeve, nyjeve sanitare.
Ajo tha që një gjë e tillë nuk ka ndodhë më herët në Prishtinë, dhe për një prishje të vogël është dashtë nxënësit të presin me vite derisa ka reagu komuna.
Mjeshtri i shkollës është projekt që po realizohet në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore.
Për më shumë, shikojeni postimin e Musmuratit në Facebook: