5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zeka: Shteti nuk duhet të ndërhyjë në pavarësinë ose integritetin e bizneseve

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka përmendur kritikat që ka dhënë përsëri Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit, rreth klimës së investimeve në vend.

Ai në Rubikon, u shpreh se edhe njëra nga pengesat tjera që sjell këtë problem, është ndërhyrja politike e shtetit në biznese, duke specifikuar rastin e Klan Kosovës.

”Po pengohet integrimi rajonal. Dhe kjo ishte një nga konkluzionet në raportin e Departamentit Amerikan. Raporti po flet për klimën e investimeve ku tregu i kufizuar, mungesa e qasjes në një treg më të gjerë rajonal, është njëra prej pengesave”.

”Pengesa tjetër a e dini cila është? – ajo e cila prek këtë institucion – këtë medium [Klan Kosova] në të cilin ndodhemi për momentin”.

”Është ndërhyrja politike e shtetit tek bizneset. Nëse duhet të ketë ndërhyrje të shtetit a e dini ku duhet të ketë? Duhet të ketë në sistemin tatimor, te fuqizimi i sundimit të ligjit, që e përmirëson zbatueshmërinë e kontratave, që u përmend po ashtu në raportin e DASH. Por jo në pavarësinë ose bizneset e caktuara”.

”Veç se një institucion ka të drejtë të japë një certifikatë biznesit, nuk do të thotë se e ka të drejtën e garantuar në mënyrë eksplicite për ta tërhequr atë. Ekzistojnë procedura për dhënie të shtetësisë”.

”E ai institucion që jep shtetësinë për një individ, nuk ka të drejtë ta marrë. Ekzistojnë procedura të tjera në të cilat duhet të kalohet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img