Ministria e Rozeta Hajdarit i ka paguar rezervat shtetërore, por që një vit malli nuk ka ardhur.
Gazeta Nacionale e ka publikuar një përgjim ku zbulohet një skandal i qeverisë së Albin Kurtit.
Ministria e Rozeta Hajdarit i ka paguar rezervat shtetërore, por ato kurrë nuk kanë ardhur në Kosovë, zbulojnë zyrtarët e MINT në përgjim.
Në bisedën e tyre përmenden si të përfshirë vetë ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe Ridvan Muharremi, pronari i lokalit “Bukë e Zemër”.
Ky i fundit është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’e ka sjellë mallin e kontraktuar në Kosovë.