11.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

ShBA për investimet e huaja në Kosovë: Ndërhyrje politike, korrupsion e probleme me rrymë

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ende probleme me korrupsionin, i cili është një pengesë për investimet e huaja direkte, sipas raportit për Klimën e Investimeve të publikuar nga Departamenti i Shtetit më 27 korrik.

Investimet e huaja direkte në Kosovë janë të kufizuara, dhe shtytësi kryesor ekonomik në vend janë remitencat nga diaspora.

Sipas këtij raporti, potenciali i Kosovës për të tërhequr investime është i kufizuar për shkak të një numri çështjesh strukturore, duke përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global.

“Potenciali i Kosovës për të tërhequr më shumë IHD është i kufizuar nga çështje të shumta strukturore, duke përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave”, thotë raporti i DASh-it i titulluar “Klima e Investimeve”.

Më tej thuhet se aftësia e vendit për të mbajtur rritjen mbështetet ndjeshëm në mbështetjen financiare ndërkombëtare dhe remitancat.

Po ashtu, thuhet se “mosmarrëveshja e vazhdueshme e Kosovës me Serbinë dhe mungesa e njohjes formale nga shumë vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, gjithashtu pengon investimet dhe krijon pengesa për të bërë biznes”.

DASh-i thotë se Investimet e Huaja Direkte (IHD) mbeten të kufizuara në Kosovë ndërsa theksohet se remitancat nga diaspora (që përfaqësojnë 16 për qind të PBB-së në 2021) vazhdojnë të jenë shtytësi kryesor ekonomik i vendit, “duke nënvizuar nevojën që Kosova të diversifikojë burimet e rritjes ekonomike”.

Megjithatë, raporti thotë se në vitin 2022, IHD-të në Kosovë arritën në 836 milionë dollarë, që është një rritje e konsiderueshme krahasuar me shumën prej 466 milionë dollarësh në vitin 2021, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, thuhet se pavarësisht sfidave, “Kosova ka tërhequr investitorë të rëndësishëm, duke përfshirë disa firma ndërkombëtare dhe ekskluzivitete amerikane. Disa investitorë tërhiqen nga popullsia e re e Kosovës, kostoja e ulët e punës, afërsia me tregun e BE-së dhe burimet natyrore”.

DASh-i vlerëson ligjet dhe rregulloret e Kosovës, të cilat thotë se janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, megjithëse thekson se “zbatimi mbetet i dobët”.

Aty përmendet edhe themelimi i Gjykatës Ekonomike, e cila u realizua me ndihmën e USAID-it. Kjo gjykatë, sipas këtij raporti të DASh-it, synon të trajtojë kontestet e biznesit në mënyrë të drejtë, efikase dhe të parashikueshme dhe pritet të përmirësojë mjedisin që mundëson biznesin duke reduktuar mundësitë për korrupsion dhe duke ndërtuar besimin e investitorëve dhe sektorit privat në gjyqësor

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img