2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Lista Srpska del me njoftim pas takimit të zyrtarëve të saj me Gabriel Escobar në Uashington

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq bashkë me Slavko Simiq kanë zhvilluar të enjten një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor , Gabriel Escobar.

Takimi në mes tyre ka ndodhur në Departamentin amerikan të Shtetit.

Siç ka njoftuar Lista Serbe, në takim është përcjellë qëndrimi i komunitetit serb për situatën e sigurisë politike në Kosovë, si dhe nevojën e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe udhërrëfyesin. për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropina, ku thotë se i kanë ndërmarrë veprimet për deeskalim.

Por Lista Serbe nuk është mjaftuar, duke kërkuar formimin e Asociacionit si dhe lirimin e serbëve që sipas Beogradit dhe Listës Serbe ”po persekutohen“.

Zyrëtët e Listës Serbe do të zhvillojnë edhe të tjera takime në SHBA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img