Gazetari Berat Buzhala nëpërmjet një postimi në Facebook ka paralajmëruar se do të publikohen edhe disa përgjime të reja. Kësaj radhe, ai ka paralajmëruar Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të “rrinë gati”.
“Kur t’ulna n’qet studio, pergjimet perpara, ju e dini qe dicka serioze po pritet. Ministria e Tregtise dhe Industrise rrini gati.”, ka shkruar Buzhala.
Kujtojmë se Buzhala dhe mediumi që ai drejton, Nacionale para pak kohësh kanë publikuar disa përgjime që implikojnë shefen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila bisedon me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq për kalimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës.