Ambasadori Ylber Kryeziu, ka njoftuar se sot kanë lëshuar pasaportën e parë në Ambasadën e Kosovës në Protugali për një kosovar që jeton qe disa vite në Spanjë.
Ai ka postuar një fotografi me Arben Bravën nga Hani i Elezit, i cili u pajis me pasaportë.
“Përmes shërbimeve të konsoliduara konsullore në Lisbonë ndihmohet dhe lehtësohet zgjidhja e problemeve të shtetasëve tanë që kryesisht jetojnë në vendet iberike, veçanërisht në Mbretërinë e Spanjës”, ka shkruar ai.