4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Të dobët, të lodhur e pa energji? Këto ushqime ju duhen për t’ju kthyer fuqitë

Dobësia e përgjithshme, lodhja e vazhdueshme ose ndjenja e letargjisë është një problem i zakonshëm që përjetohet nga shumë njerëz. Ajo i referohet mungesës së forcës fizike ose muskulore, që vjen ose jo për shkak të lodhjes.

Simptomat e dobësisë:

Dobësia mund të lë pa energji për të kryer aktivitete ditore. Ju mund të ndjeni: përgjumje, lodhje, i ngadaltë në bërjen e gjërave ose i painteresuar.

Simptoma të tjera të dobësisë përfshijnë:

-Djersitje e tepruar

-Humbja e oreksit

-Vështirësi për t’u përqendruar

-Vështirësi për të të zënë gjumi

Shkaqet e dobësisë:

Ju mund të ndjeheni të dobët për shkak të një numri arsyesh, duke përfshirë:

-Mungesa e ushqyesve esenciale

-Mungesa e gjumit

-Një sistem i dobët imunitar

-Pirja e tepërt

-Mosngrënia e të gjitha vakteve

-Stresi emocional

-Medikamente

Dobësia e vazhdueshme mund të shkaktohet nga probleme shëndetësore, siç janë: anemia, artriti, hipotiroidizmi, çrregullime gjumi, sëmundje të rënda si kanceri, sindroma e lodhjes kronike, diabeti, sëmundjet e zemrës. Në këto raste, është e domosdoshme të zbuloni shkakun e saktë që fshihet pas dobësisë, duke u konsultuar me mjekun tuaj

Por, çfarë mund të bëni në kushtet e shtëpisë, për të zgjidhur këto probleme?

Banane

Bananet janë të mbushura me sheqerna natyrore si; saharozë, fruktozë dhe glukozë. Këto sheqerna mund t’ju japin në mënyrë efektive një nxitje të shpejtë dhe të konsiderueshme të energjisë. Gjithashtu, bananet përmbajnë kalium, një mineral që trupi juaj kërkon të konvertojë sheqerin në energji. Për më tepër, fibrat në banane ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të glukozës në gjakun tuaj.

Hani një banane ose dy kur të ndiheni të dobët. Ju gjithashtu mund të provoni një përzierje të bananes me kos ose me lëngje të tjera. Për të ndihmuar në forcimin e trupit tuaj dhe për të mbajtur dobësinë larg, hani një banane të pjekur me 1 lugë gjelle mjaltë dy herë në ditë. Përndryshe, ju mund ta shtoni bananen në drithërat e mëngjesit ose në tërshërë.

Bajame ose fara kungulli

Bajamet janë të mbushura me vitaminë E që mund t’ju ndihmojë të luftoni simptomat e dobësisë së përgjithshme dhe të qëndroni energjik.

Gjithashtu, doza e lartë e magnezit në bajame luan një rol në ndarjen e proteinave, yndyrës dhe karbohidrateve duke çliruar energji. Një mangësi e vogël e magnezit mund të jetë shkaku i dobësisë në disa njerëz.

Zhytni dy bajame, një fik të thatë, dhe pak rrush të thatë në ujë brenda natës. Në mëngjes, hiqni bajamet, fikun, rrushin e thatë dhe pini ujin. Pastaj qëroni dhe hani bajamet bashkë me fikun dhe rrushin e thatë. Gjithashtu, mbani bajame të pjekura me vete dhe sa herë që ndiheni të lodhur ose të dobët, hani disa për energji të menjëhershme.

Përveç bajameve, me efikasitet të ngjashëm janë edhe farat e kungullit, madje kanë edhe minerale të rëndësishme antilodhje siç janë zinku, seleni, magnezi, bakri etj, që do t’ju japin shumë fuqi, nëse konsumoni një filxhan kafeje me fara kungulli në ditë, të qëruara dhe pa kripë.

Qumështi

Qumështi konsiderohet si një nga burimet më të mira të kalciumit dhe vitaminës D, të cilat dihet që janë të dobishme për muskujt dhe eshtra të shëndetshme.

Pini një gotë qumësht të ngrohtë me 1 lugë çaji mjaltë ose shijojeni atë ashtu siç është. Gjithashtu, shtoni qumësht në drithëra apo kafe. Ju gjithashtu mund të vloni një filxhan qumësht me dy deri tre fiq. Hani fiqtë dhe pini qumështin për të fituar forcë.

Luleshtrydhe

Kjo shtesë me kalori të pakta në një dietë të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të qëndroni energjik gjatë gjithë ditës. Luleshtrydhet janë të mbushura me vitaminë C, një antioksidant që ndihmon në riparimin e indeve, rrit imunitetin, dhe largon radikalet e dëmshme. Luleshtrydhet kanë veti antikanceroze, antidiabetike dhe luftojnë obezitetin. Është provuar se ato ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës dhe të sistemit nervor. Përveç kësaj, nëpërmjet luleshtrydheve, ju merrni një dozë të shëndetshme të manganit, fibrave dhe ujit.

Pini gjysmë gotë me lëng të freskët luleshtrydheje sa herë që ndiheni të lodhur dhe të dobët. Ju gjithashtu mund të hani vetëm luleshtrydhe ose përziejini ato me fruta, drithëra dhe perime të tjera për të bërë një sallatë frutash me pak kalori dhe me shumë fibra.

Vezë

Ushqimi i një diete të ekuilibruar është me rëndësi të madhe për të mbajtur larg dobësinë dhe lodhjen. Përfshirja e vezëve në dietën tuaj mund të jetë me të vërtetë e dobishme pasi ato janë të pasura me ushqyes si proteina, hekur, biotinë, vitaminë A, acid folik, riboflavin dhe acid pantotenik.

Hani një vezë çdo ditë për të rritur vlerat ushqyese që siguron ky thesar i mbushur me proteina. Mënyra se si mund të gatuani vezët është e panumërt: të ziera shumë , të ziera pak, të fërguara dhe të skuqura ose si një omletë me djathë, mish me pak yndyrë dhe perime.

Kafe

Kafeina e pranishme në kafe zgjon trurin dhe ju jep një nxitje të menjëhershme të energjisë. Përveç kësaj, duke ju bërë të ndiheni energjik, kjo mund të ndihmojë në rritjen e rezistencës, në përmirësimin e fokusit, në lehtësimin e dhimbjeve dhe në përmirësimin e shkallës së metabolizmit tuaj.

Pirja e kafesë në sasi të vogla pa e tepruar, nuk do të shkaktojë ndonjë dëm në shëndetin tuaj. Studimet sugjerojnë që konsumimi i kafesë të jetë i kufizuar në 2 filxhanë të vegjël ose më pak në ditë. Konsumi i tepërt i kafesë mund të rrisë rrezikun e ankthit dhe pagjumësisë.

SHËNIM: Nëse ende ndiheni të lodhur shumicën e kohës edhe pasi keni provuar këto ushqime, lini një takim me mjekun tuaj për të përcaktuar shkakun e saktë dhe për të marrë trajtimin e duhur.

Këshilla parandaluese për dobësi

Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të mbani larg dobësinë dhe lodhjen.

-Ushtrohuni të paktën për gjysmë ore çdo ditë në mënyrë që të qëndroni energjik dhe aktiv. Mundohuni të mbani peshën ideale të trupit tuaj.

-Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.

-Flini gjumë të plotë.

-Pini shumë ujë për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar.

-Shmangni alkoolin dhe pirjen e duhanit.

Nëse dobësia vazhdon për një kohë të gjatë ose në qoftë se simptomat përkeqësohen, është mirë të kërkoni kujdes mjekësor

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img