0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

E apeloi vendimin fillestar, Gjykata ia ashpërson dënimin kosovarit në Zvicër

Një person që akuzohej se ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij në Brügg në vitin 2021, duhet të qëndrojë në burg më gjatë se sa kishte vendosur gjykata rajonale në vitin 2022, transmeton albinfo.ch. Pas apelimit të vendimit fillestar, ai u dënua këtë javë nga Gjykata e Lartë e Bernës me dhjetë vjet burg në vend të shtatë e gjysmë.

Në janar të vitit 2021, kosovari kishte tentuar të mbyste duke e ngulfatur me rrip ish-bashkëshorten, shkruan portali “Ajour”. Megjithatë, ajo mundi të çlirohej dhe të shpëtonte me një skuqje të lehtë në qafë.

I akuzuari qe dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg nga gjykata rajonale e Bernese Jura-Seeland një vit më parë për tentativë vrasjeje. Por, shtetasi kosovar nuk e ka pranuar aktgjykimin dhe për këtë arsye çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë të Bernës. Tani një gjë është e sigurt: gjërat u përkeqësuan për të, në vend se të përmirësoheshin.

Në vend të shtatë viteve e gjysmë burg sa kishte fillimisht, i akuzuari tani duhet të mbajë burg për tentativë vrasjeje për dhjetë vjet – nga të cilat ai ka vuajtur tashmë dy vjet e gjysmë, përcjrll albinfo.ch. Parashikohet gjithashtu një gjobë prej 4500 frangash, 1800 franga dëmshpërblim dhe 20000 franga si sadisfaksion për ish-bashkëshorten.

Përveç kësaj, ai duhet të paguajë edhe shpenzimet e terapisë që janë ende të kryera. Pas vuajtjes së dënimit, kosovari duhet të largohet nga Zvicra për dhjetë vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img