13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Arsenali e fitoi miqësoren e tetë golave ndaj Barcelonës

Arsenali regjistroi fitore në miqësoren ndaj Barcelonës, të zhvilluar në kuadër të turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “SoFi” dhuroi spektakël, pasi u shënuan plot tetë gola, shkruan Gazeta Express.

Fitorja i takoi skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta me rezultatin 5:3.

Seria e golave u hap nga Robert Lewandowski (7’), teksa shifrat u barazuan nga Bukayo Saka (13’).

I njëjti lojtar kishte mundësinë ta kalonte skuadrën e tij në epërsi nëntë minuta më vonë, por dështoi nga penalltia.

Raphinha (34’) shënoi pastaj për të rikthyer avantazhin e “Blaugranëve”.

Para fundit të pjesës së parë shifrat u barazuan sërish, me Kai Havertz (43’) që shënoi për londinezët.

Leandro Trossard (56’, 78’) me dy gola ia dhuroi epërsinë e parë “Topçinjve”, teksa Ferran Torres (88’) shënoi për ta ngushtuar atë.

Fitoren e Arsenalit u vulosi Fabio Vieira (90’).

Për Arsenalin ishte kjo ndeshja e fundit në turne para-sezonal, teksa ndeshjen e radhës do ta luajë në shtëpi ndaj Monacos, në finales e Kupës Emirates.

Barcelona ndeshjen e radhës miqësore do ta luajë më 29 korrik, ndaj Real Madridit

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img