13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Buy now

spot_img

Besiktasi ia paraqet dy oferta Milanit për Rebicin

Besiktasi po synon që të përforcohet me Ante Rebicin.

Kroati nuk bën pjesë në planet e Stafano Piolit dhe së fundmi u la jashtë skuadrës për turneun para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rebic nuk ia doli të linte gjurmë sezonin e kaluar, duke shënuar vetëm tre gola në 31 paraqitje në të gjitha garat. Andaj, largimi i tij duket i pashmangshëm.

“Fanatik” ka raportuar se Besiktasi tashmë ia ka paraqitur dy oferta të ndryshme Milanit për kroatin.

E para është një marrëveshje huazimi pa tarifë të bashkangjitur, por pala turke do të paguajë të paktën 2.5 milionë euro nga paga e tij neto prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Oferta tjetër është një transferim përfundimtar i 25-vjeçarit, me vlerë prej 3 milionë eurosh, plus një klauzolë rishitjeje në të ardhmen.

Ante Rebic ka edhe dy vite kontratë me Milanin, por duket i destinuar të largohet në javët në vijim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img