8.8 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është video që përdorën kosovarët për të planifikuar sulmin terrorist në Venecia (Përmbajtje e rëndë)

Sulmi terrorist i parandaluar në Venecia nga policia italiane, kishte në krye katër kosovarë, të cilët kishin planifikuar ta hidhnin në erë urën Rialdo të këtij vendi. Fisnik Bekaj, Dakë Haziraj, Arjan Babaj dhe një minoren ende i paidentifikuar, u arrestuan gjatë natës në San Marco – aty ku kishin qëndruar për dy vite

Policia në Itali ka thënë se kosovarët u frymëzuan nga sulmi që ndodhi në Londër më 22 mars, kur sulmuesi i ISIS kishte shkelë më makinë këmbësorët – më shumë së 40 të lënduar, dhe kishte therur me thikë një polic në afërsi të ndërtesës së Parlamentit, shkruan Gazeta Express.

Për një frymëzim të tillë ka folur edhe prokurori italian, Adelchi D’Ippolito.

“Tre të arrestuarit kanë shprehur entuziazëm pas sulmit terrorist në Londër nga Khalid Masood më 22 mars dhe janë treguar të gatshëm të bëjnë diçka të ngjashme në Venecia në urën Rialto”, thotë prokurori D’Ippolito.

Detajet e policisë italiane thonë se të arrestuarit kishin shkarkuar nga interneti doracakë për luftimin trup me trup, të cilët përfshinin edhe teknikat e përdorimit të thikës, por ende nuk është e qartë deri ku ka shkuar plani i tyre.

“Katër kosovarët ishin të angazhuar në një aktivitet të vërtetë të vete ushtrimit me qëllim të përgatitjes për të kryer aktivitete kriminale dhe atentate, nga njëra anë përmes ushtrimeve fizike dhe nga ana tjetër, duke i ekzaminuar video të fundamentalistëve të ISIS’it, të cilat shpjegonin përdorimin e thikës, se si të vrasësh me thikë dhe kishin një rrjet shumë të dendur të personave me të cilët komunikonin”, ka thënë prokurori italian D’Ippolito, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, një video e tillë, e cila tregon metodat se si të kryhet një sulm i tillë terrorist, ekziston edhe në faqen e ISIS’it në gjuhën shqipe.

Kosovarët u frymëzuan nga kjo video e cila u publikua më 22 janar./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img