Besiktas pret të enjten Tiranën teksa në stadiumin Vodafone Arena, turqit do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e tretë të Conference League. Mirëpo, para përballjes me kryeqytetasit, ambienti te Besiktas nuk është më i miri i mundshëm.
Kjo sepse nga klubi turk është larguar drejtori sportiv, Ceyhun Kazanci për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit. Sipas mediave turke, tifozët e Besiktas pritet që edhe të mbajnë një protestë ndaj drejtuesve të klubit për këtë lëvizje teksa nuk janë të kënaqur edhe nga merkato e kësaj vere.
Sakaq, në stadiumin Vodafone Arena, ditën e enjte për ndeshjen ndaj Tiranës janë shitur 35.000 bileta teksa kapaciteti i impiantit të Besiktas është 45.000 vende. Ndërkohë, pritet që në stadium të jenë edhe disa qindra tifozë bardheblu që kanë pasur në dispozicion 500 bileta për këtë transfertë europiane.