Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Turqi është takuar me homologun e tij nga Gambia, Sering Modou Njie, si dhe shefin e Shtabit të Mbrojtjes, Gjeneral Yankuba Drammeh.
Me ta ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes në mes Kosovës dhe Gambisë.
Mehaj thotë se “përqafimi i vlerave demokratike forcon lidhjen Kosovë – Gambia”.
”Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, pata një takim produktiv me Ministrinë e Mbrojtjes së Gambisë, Sering Modou Njie, & Shefin e Shtabit të Mbrojtjes, Gjeneral Yankuba Drammeh. Diskutuan bashkëpunimin e mbrojtjes, marrëveshjet dhe trajnimet e përbashkëta“, ka shkruar Mehaj në Twitter.
Mehaj po qëndron në Turqi, ku po takon edhe përfaqësues të tjerë përpos atyre turqë.
Së fundmi, Turqia i ka shitur Kosovës drona “Bayraktar” që pastaj janë promovuar nga Qeveria e Kosovës.