9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti malazez: Ndërtimi i rrugëve që lidhin Malin e Zi me Kosovën janë shumë të rëndësishme

Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore, të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Kështu ka thënë presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadoren e Kosovës në Podgoricë, Ariana Zherka-Hoxha.

Në këtë takim, Milatoviq tha se është theksuar rëndësia e raporteve ekonomike, “në veçanti në fushën tregtisë, turizmit dhe energjetikës”.

“Në këtë kuptim, rindërtimi dhe ndërtimi i rrugëve Rozhajë-Pejë dhe Plavë-Deçan janë të një rëndësie të veçantë”, ka thënë Milatoviq në një postim në Twitter.

Në fund, ai tha se Mali i Zi mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img