Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka folur për situatën e zjarreve që është atje.
Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pesë vatra aktive zjarri janë evidentuar gjatë ditës së sotme në territorin e vendit.
“Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar. Po punohet me intensitet për mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Peshtan Plyk, Kraps, Kreshpan, njësia administrative Frakull”.
“Ndërsa u kërkua ndërhyrja e helikopterit në pyllin me pisha në fshatin Gjorgoz, pasi ndërhyrja me mjete dhe forca nga terreni është e pamundur. Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër. Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Bashkinë Vlorë”.
“Në fshatin Buz, në Bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit. Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, Bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi. Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, Bashkia Kukës”, ka shkruar Peleshi.