2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Përpjekjet për të frikësuar apo kërcënuar zyrtarët policorë “duhet të dënohen pa rezerva”

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar lidhur me mesazhet kërcënuese që po marrin policët e komunitetit serb, të cilët e kanë marrë detyrën në fillim të kësaj jave.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se të gjitha përpjekjet për të frikësuar apo kërcënuar oficerët e PK-së apo kadetët që fillojnë karrierën në polici “duhet të dënohen pa rezerva”.

“Të gjitha përpjekjet për të frikësuar apo kërcënuar oficerët e PK-së apo kadetët që fillojnë karrierën në polici duhet të dënohen pa rezerva. Ata që janë përgjegjës duhet t’i nënshtrohen me vendosmëri llogarisë”, ka shkruar Davenport.

Ai tutje është shprehur se misioni i OSBE-së mirëpret dhe mbështet aktivisht angazhimin e Policisë së Kosovës në rritjen e kontaktit me të gjitha komunitetet dhe prioritizimin e rekrutimit të kadetëve nga komunitetet joshumicë në mbarë Kosovën.

“Një forcë policore profesioniste kudo duhet të pasqyrojë diversitetin e popullsisë që është aty për t’i shërbyer”, ka përfunduar shefi i OSBE-së në Kosovë.

Me të marrë detyrën e re në fillim të kësaj jave, policët nga komuniteti serb që u vendosën në pjesën veriore të Kosovës, u bënë cak i një fushate linçuese nga Serbia.

Pesë prej tyre iu janë publikuar fotografitë dhe emrat nga një faqe serbe në rrjetin social, Telegram, teksa është paralajmëruar edhe publikimi i fotografive dhe emrave të të tjerëve.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën.

Ai ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë zëshëm çfarëdo fushate të organizuar linçimi e frikësimi ndaj policëve nga komuniteti joshumicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img