Manchester City dhe Bayern Munich kanë zhvilluar një miqësore luksi në Tokio të Japonisë.
Dueli i zhvilluar në stadiumin National Olympic në Tokio para rreth 70 mijë tifozëve, i ka takuar Manchester Cityt me rezultat të ngushtë 2-1.
Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur talenti anglez James McAtee u gjend bukur në zonë dhe realizoi për epërsinë e Cityt 1-0.
Ahead at the interval! ????
⚪️ 0-1 ⚡️ | #ManCity pic.twitter.com/YKcgIiHX33
— Manchester City (@ManCity) July 26, 2023
Për ta parë golin e dytë në deshje u desh të pritej minuta e 81-të, kur Mathys Tel barazoi shifrat në 1-1 duke realizuar edhe ky nga afërsia.
Megjithatë kampioni në fuqi i Evropës nuk u ndal duke kërkuar fitoren dhe gjeti golin pesë minuta më vonë.
Phil Foden u fut bukur në zonë dhe asistoi te Aymeric Laporte i cili nuk e pati vështirë të shënonte për 2-1.