13.6 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Kosovari u ankua se nuk ia lejuan të hyjë në Kosovë gruan ruse, flasin nga MPB-ja

Një shtetase ruse është kthye mbrapsht për në Gjermani ku edhe jeton, të shtunën, pasi fillimisht ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Bashkëshorti i saj tha se ndalimi i saj kishte të bënte me shtetësinë ruse edhe pse ajo prej vitesh jeton në Gjermani.

Madje ai tha se viteve tjera pushimet i kanë kaluar në Kosovë.

“I kanë thënë Rusia është në sanksione. Ti e ke pasaportën e Rusisë dhe s’mund të hysh në Kosovë… S’kemi pas kurrë probleme, hera e parë që po ndodh, kena pas me ardh në Kosovë, gruaja u nis me aeroplan se beba e vogël e unë me dy fëmijët e tjerë kam pas me ardh në Kosovë të premten që vjen”, tha ai dje për “Teve1”.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar sot nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Zyrtarë të kësaj ministrie i kanë thënë Gazetës Express, se të gjithë shtetasit e Federatës Ruse për të hyrë në Kosovë duhet që të pajisen me vizë të veçantë për hyrje.

 “Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të Pasaportave të rregullta, zyrtare dhe diplomatike, si dhe ata që kanë leje qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen, përfshirë bartësit e vizës valide Schengen shumë hyrëse, obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës, për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës. E njëjta ka poseduar Pasaporten Ruse dhe Lejeqendrimin Gjerman , prandaj nuk ka plotësuar kushtet për Hyrje në RKS.”, kanë thënë nga MPB.

Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 30 shtator të 2022-ës.

“Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare e diplomatike, si dhe ata që kanë leje-qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Shengen do të obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës për hyrje tranzit dhe qëndrim në territorin e Kosovës”, tha kryeministri, Albin Kurti.

Më herët qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u lejohej hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës, pa vizë.

Gjithashtu, liroheshin nga nevoja për tu pajisur me vizë kosovare edhe shtetasit e vendeve për të cilët Kosova aplikon regjim vizash, por të cilët kishin leje qëndrim biometrik valid të lëshuar nga njëri ndër shtetet e Zonës Shengen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img