15.3 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Etrit Berishën e do një klub i Serie A

Etrit Berisha u largua nga Torino pa lënë ndonjë gjurmë.

Madje, portieri kosovar i kishte prishur punët me klubin “Granata” dhe në sezonin e fundit kishte luajtur shumë pak.

E tash, përfaqësuesi shqiptar mund të bëhet me ekip të ri, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas mediave italiane, ish-portierin e Lazios dhe të Atalantës e do një klub tjetër i Serie A.

Bëhet fjalë për Frosinonen, e cila është në kërkim të një portieri me përvojë, në mënyrë që ta ndihmojë për ta siguruar qëndrimin në ligën elitare të futbollit italian.

Portali italian “tuttofrosinone” shkruan se 34 vjeçari i posedon të gjithë elementët e nevojshëm për t’iu përshtatur asaj që po e kërkon ky klub.

Për momentin, pengesa e vetme dhe kryesore është rroga e ish-portierit të Kalmarit.

Ai në Torino paguhej 1 milion euro neto, një shumë kjo që Frosinone s’mund ta mbulojë për një lojtar.

Kjo është arsyeja që ky klub po shikon edhe alternativa të tjera, nëse nuk merret vesh me portierin prishtinas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img